Sheqerinska për Kanal 77: Nuk ka asnjë bisedë të regjistruar Gruevski- Mijalkov

-

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska gjatë pjesëmarrjes së saj në “Kanal 77” në emisionin “Stadion”, tha se një prej dëshmive se kush ka përgjuar është se nuk asnjë bisedë përmes telefonit celular nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov.

Sipas Sheqerinskës, është e qartë se përgjimi është bërë që të kihet kontroll ndaj opozitës, por edhe mi të “tyret”.

Materialet e publikuara janë një pjesë e vogël prej asaj që posedon LSDM, tha nënkryetarja Sheqerinska, e cila megjithatë nuk zbardhi edhe sa regjistrimet do të publikohen në opinion.

-Do të më kuptoni nëse them se hapat tonë të ardhshëm nuk duam t’i paralajmërojmë në opinion sepse pushteti menjëherë merr hapa për t’i fikur ato. Ajo konferencë qesharake e shtypit në të cilën kryeministri demantoi ministrin e tij të brendshme, tregon se pushteti bën ashtu gjëra dhe nuk do të befasoheshim që atë ta bëj edhe në të ardhmen. Është kyçe që e vërteta të del në shesh. Dhe e dyta, pushtetit do t’i tregojmë se Maqedonia nuk është me ta. Tanimë filluam të shpërndajmë materiale nëpër viset rurale sepse në vende të caktuara, të vërtetën që ua servon RTM, sepse nuk shohin asgjë tjetër dhe për ta “bombat” nuk ekzistojnë- tha Sheqerinska.

Dëgjuesit treguan interes për atë nëse ka dëshmi për parregullsi zgjedhor në më shumë komuna në Maqedoni si Kërçovë, Resnjë, Koçani, Berovë dhe Prilep, Sheqerinska konfirmoi, por tha se tani për tani janë përgatitur materiale nga parregullsitë më karakteristike për të cilat kanë treguar gjatë zgjedhjeve.

Sheqerinska kontestoi konfirmimet se komuniteti ndërkombëtarë është pasiv pas publikimit të regjistrimeve.

-Komuniteti ndërkombëtarë është i tronditur nga vëllimi me të cilin është shkelur e drejta dhe tanimë është e qartë se sjellja e këtillë është e papranueshme nga një vend- kandidat. Do të ketë tentativa të ndryshme për të na ndihmuar, por ne nuk duam shpëtimin Maqedonia ta kërkoj jashtë vendit. Zgjidhja, çelësi i problemeve tona është tek ne. Jo tek ne si LSDM, por si qytetar të Maqedonisë. Nesër, cilido evropian do të vijë dhe do të largohet nga Maqedonia, por jeta dhe vendlindja jonë është një- tha Sheqerinska.

V.K

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...