fbpx

Gruevski : Kthimi i borxhit para kohe, dëshmi për stabilitetin ekonomik

-

Kthimi para kohe i borxhit ndaj Fondit ndërkombëtarë monetar prej 174 milion  dollarë dhe kthimi i sotëm i 25 milion eurove të marra nga bonot shtetërore, tregojnë se Maqedonia ka situatë të qëndrueshme makro- ekonomike sepse buxheti është i qëndrueshëm ndërsa borxhi i shtetit është zvogëluar në 34,9% nga BPV, që është më i ulëti në Evropë.

Këtë theksoi kryeministri Nikolla Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas shpërndarjes së sotme të vendimeve të punës për fëmijët pa prindër, duke nënvizuar se Maqedonia për herë të dytë kthen borxhin para kohe.

-Ne edhe në vitet 2007-2008 bëmë hap serioz në kthimin para kohe të borxhit. Atëherë morëm mjaft kritika nga opozita, ndërsa tani shoh se heshtin dhe nuk gjenden askund. Në atë kohë na kritikuan se kjo nuk ka qenë hap i qëlluar, ndërsa më pas kjo na ndihmoi shumë gjatë krizës globale botërore dhe krizës financiare. Tani sërish e bëjmë këtë hap dhe me të borxhi i shtetit tani është 34,9% nga BPV, që është një prej borxheve më të ulëta në Evropë. Kemi kthyer 174 milion dollarë, me çka në tërësi e kemi kryer këtë obligim ndaj FMN-së, theksoi kryeministri.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.