fbpx

OSBE reagon për gjuhën e urrejtjes të Milenko Nedelkovskit

-

Misioni i OSBE­-së shpreh shqetësim serioz për gjuhën e urrejtjes që ka përdorur gazetari kontrovers Milenko Nedelkovski.

Në reagimin e Misionit të OSBE­-së, i cili medieve iu shpërnda nga Këshilli i Etikës së mediave në Maqedoni, thuhet se deklarata ku Nedelkovski bën thirrje që “të groposen thellë nën tokë disa gazetarë dhe politikanë dhe mbi ta të vihet një pllakë e trashë betoni”, paraqet shkelje të vijës së kuqe të fjalorit të urrejtjes, e cila nuk mund të tolerohet, transmeton “Nova TV“.

Misioni i OSBE­-së konstaton se në lirinë e shprehjes dhe të shkëmbimit të mendimeve të ndryshme ekzistojnë kufij kur cenohet e drejta e jetës dhe e integritetit fizik të personave të tjerë. OSBE vlerëson se ky fjalor dëmton gjithashtu edukimin moral të gjeneratave të ardhshme.

“Vërejtjet e Nedelkovskit janë vazhdimësi e praktikës negative të fjalorit të urrejtjes, si pjesë e deklarimeve të tij të shpeshta.  Misioni i OSBE-­së është i përfshirë në një projekt kundër gjuhës së urrejtjes. Nëse mediet lejojnë këtë gjuhë atëherë komprometohen dhe nënvlerësohen përcaktimet tona”, thuhet në reagim. Misioni i OSBE­-së në Shkup thotë se refuzon çfarëdolloj kontakti me Nedelkovskin dhe me të gjitha ato medie që i sigurojnë atij mundësinë për t’i thënë këto “mesazhe të tmerrshme”.

Ky reagim iu dërgua Këshillit të Etikës së Mediave në Maqedoni duke i kërkuar që të reagojë për gjuhën e përdorur nga Milenko Nedelkovski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.