fbpx

Gruevski: Kemi plan për dalje nga kriza

-

Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se Qeveria ka plan për dalje nga kriza, i cili parasheh secili që në këtë mënyrë e ka shkelur ligjin dhe gjenden dëshmi për këtë, do të përgjigjet para institucionet të shtetit.

“Ka tentim për rrezikimin e sigurisë së vendit. Jo rastësisht u paralajmërua edhe publikim i bisedave të krijuara lidhur me çështje ndëretnike, punë të ndjeshme, të cilat nëse në atë mënyrë priten, ngjiten, manipulohen, gjithsesi se mund të krijojnë situata të caktuara të ndjeshme tek qytetarët, ti manipulojnë ata, ti vënë në huti dhe të tentojnë të nxisin agresivitetin e tyre, reagimin e tyre”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Roza Topuzova- Karevska që kishte të bëj me rastin për përgjimet, Gruevski tha se publikisht është prononcuar për këto çështje dhe theksoi se këto regjistrime ilegale dhe krijimi i bisedave telefonike, intervenimin në sistemin e sigurisë ndodhin në shumë shtete dhe se asnjë vend nuk është tërësisht imune, por është e rëndësishme që shërbimet tona i zbuluan dhe arritën t’i gjejnë, t’i gjejnë dhe t’i kapin kryerësit dhe t’i nxjerrin para institucioneve të sistemit që konfirmuan edhe masa ndërsa në një rast është shqiptuar dënim me burg.

Kryeministri konfirmon se shumica e qytetarëve do ta njoh këtë tentim me të cilin kihet qëllim të cenohet stabiliteti i vendit, të prishet stabiliteti dhe askush mos të përfitoj nga kjo.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.