fbpx

Grekët tërheqin paratë e tyre nga aparatet e bankave, opozita kërkon Cipras të tërhiqet

-

Paralajmërimi i kryeministrit grek Aleksis Cipras për referendum krijoi panik të vogël në mesin e qytetarëve. Duke filluar prej orës 2 pas mesnatës, shkurt pas fjalimit të Cipras një pjesë e madhe e qytetarëve filluan të formojnë radhë të tëra para aparateve të bankës në Athinë dhe pompat e benzinës, nga paniku se mund të zgjohen në banka të cilat më nuk do të japin para. Këtë hap një pjesën  e madhe e deputetëve opozitar dhe gazetarë e vlerësuan si përgjigje të drejtpërdrejtë të qytetarëve për propozimin e Cipras për referendum.

Burime nga bankat këmbëngulin megjithatë se nuk ka panik e as radhë të gjata njerëzish përpara institucioneve financiare, por bëhet fjalë vetëm për një lëvizje të qetë dhe graduale të depozitave. Ky është një fenomen i lidhur me frikën që rrethon arritjen e një marrëveshjeje mes Athinës dhe kreditorëve, shtojnë ato. Vetë Banka Qendrore Greke nuk ka bërë asnjë koment mbi këtë çështje. Numri një i Bankës Qendrore, Janis Sturnaras tanimë ka dhënë urdhër që aparatet e bankës vazhdimisht të mbushen me të holla, me qëllim që të zbrazja e tyre mos të shkaktoj panik dhe kaos tek qytetarët.

Programi i masave antikrizë i imponuar nga BE-ja dhe FMN-ja, që e ka detyruar popullin grek të bëjë sakrifica të mëdha, nuk e ka bërë vendin më konkurrues dhe as e ka reduktuar borxhin shtetërorë.

“Çdo gjë do të rishikohet”, ishin komentet e tij në intervistën dhënë një të përditshmjeje austriake.

Sipas BBC, BQE-ja do të zhvillojë një takim më vonë gjatë ditës, ku do të diskutohet mundësia e një asistence më të madhe likuiditeti për bankat në vështirësi. Ndërsa agjencia e lajmeve Reuters jep një informacion sipas të cilit, pikërisht këtë fillimjave bankat greke do të mbylleshin, çka mund të ketë nxitur lëvizjen e parave.

Samiti i liderëve të Eurozonës të hënën mbahet pas dështimit të përpjekjeve më të fundit për zgjidhjen e krizës së borxhit grek. Takimi i së enjtes nuk prodhoi asgjë të re, ndërsa shefi i Eurogrupit, Jeroen Dijsselblorm do të pohonte në mbylljen e bisedimeve se, jo vetëm që nuk pati ndonjë progres të madh, por edhe nuk ka ndonjë mundësi marreveshjeje në horizont. Nëse Athina nuk shlyen deri në fund të qershorit këstin prej 1.6 miliardë euro që i detyrohet FMN-së, sipas disa spekulimeve mediatike, ajo rrezikon daljen nga Eurozona e mbase edhe nga vetë Bashkimi Europian.

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.