Situatat e diagnostifikuara nga ana e Stejt Departmanetit dhe Rajnhard Pribe qartë locojnë përgjegjësinë politike- Nikolla Gruevski. Për këtë PRSD konsideron se hap esencial nga atrofimi momental i sistemit mund të bëhet vetëm nëse të hënën, opinioni maqedonas ka shansin të shoh dorëhqejen e kryeminsitrit, thuhet në kumtesën e partisë.
Nga PRSD thonë se pas dorëheqjes, me Prokuror të ri publik të fillohet hetim i shpejtë dhe procedimi i kallëzimeve penale për keqpërdorimet e sistemit si dhe të vërtetohet dinamika e masave konkrete dhe aktivitetet të harmonuzar me rekomandimet e KE-së që duhet ta kthejnë Maqedoninë në binarët demokratik evropian.
“Raporti i DASH dhe Rajnhard Pribe tregojnë qartë qartas për përgjegjësinë politike të NikollaGruevskit. Për këtë arsye PRSD mendon se, një hap esencial mund të bëhet të hënën nëse kryeministri jep dorëheqjen”, thuhet në njoftimin e PRSD-së.
Nga PRSD mendojnë se pas dorëheqjes së tij, menjëherë me një Prokuror të ri të niset një hetim i shpejtuar për përgjimet dhe procedim të padive penale për keqpërdorimet e institucioneve të sistemit, si dhe të vërtetohet dinamika precize e masave konkrete, të përshtatur me sugjerimet e BE-së, që duhet ta kthejnë Maqedoninë në rrugën evropiane dhe demokratike.
“Para takimit të liderëve me 29 qershor, PRSD edhe njëherë qartas dhe pa mëdyshje shpreh mbështetje ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev në pozicionin e tij në çfarë do modalitete për dalje nga kriza politike“, thuhet ndërmjet tjerash në njoftimin e PRSD-së.