fbpx

Cipras me qëndrim të prerë: Referendum për masat më 5 korrik

-

 

Greqia do të mbajë referendum më 5 korrik mbi kërkesat e kreditorëve. E premtja e gjatë dhe e lodhshme ka kulmuar pikërisht me këtë vendim, marrë nga qeveria greke në mbledhjen urgjente të mbajtur pas samitit të Brukselit.

Kryeministri Aleksis Cipras ka lënë zyrën në orën katër të mëngjesit dhe më pas njoftoi se populli grek do të pyetet më 5 korrik nëse pranon apo jo reformat e propozuara nga huadhënësit europianë.

Një skenar jo shumë i përfolur ky dhe një kthesë e madhe e qeverisë greke, e cila me një sfidë të hapur ka hedhur poshtë ultimatumin 24 orësh të kreditorëve mbi një vendim për reformat.

Pas një jave bisedimesh në Bruksel ku Cipras i quajti propozimet e euriopianeve një shantazh i qartë ndaj Greqisë, 40 vjeçari tha se  parlamenti do të mblidhet të shtunën për të miratuar referendumin e 5 korrikut.

“Përgjegjësia jonë është e ardhmja e vendit. Kjo përgjegjësi na obligon ti përgjigjemi ultimatumit të kreditorëve nëpërmjet vullnetit sovran të popullit grek,” tha Cipras, në një fjalim televiziv në orët e para të së shtunës.

“Na kanë kërkuar të mbajmë pasha të papërballueshme që do të mund të rëndonin situatën e tregut të punës dhe të rrisin taksat. Duan të na poshtërojnë”.

Konsiderohet  kthesa më dramatike e Greqisë pasi negociatat nuk kanë marrë asnjë formë. Afati i borxhit është më 30 qershor dhe vendi ndodhet në prag falimenti.

Në këtë pikë Cipras tha se do të kërkojë një zgjatje të ndihmës për disa ditë deri sa të mbahet referednumi.

Por kjo kërkesë nuk dihet ende nëse do të pranohet nga huadhënësit, pasi lirimi i këstit të radhës prej tyre do të vinte vetëm në momentin që Athina do të pranonte reformat e kërkuara nga europianët. Menjëherë pas njoftimit, grekët nisën të tërheqin të gjitha depozitat e tyre nga bankat.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.