fbpx

Greqia dërgoi propozim të ri deri te institucionet evropiane

-

Të zëshëm janë të dhënat për marrëveshje të re nga ana greke ndërsa avioni qeveritar është i gatshëm ta dërgoj kryeministrin Aleksis Cipras deri në Bruksel apo Berlin që të bisedoj për këtë çështje. Sipas informatave nga kabineti qeveritar, qeveria greke sot deri tek kreditorët ka dërguar propozim të ri për marrëveshje dyvjeçare me mekanizmin evropiane për stabilitet (MES) i cili tërësisht do t’i mbuloj nevojat financiare të Greqisë dhe njëkohësisht do të mundësojë ristrukturim të borxhit grek.

Ky borxh do të përdoret për ristrukturimin e borxhit ekzistues, të jashtëm e të brendshëm derisa Greqia të ketë qasje në tregjet financiare ndërkombëtare. Ndërsa presidenti i KE-së, Zhan-Klod Junker ka bërë këtë ofertë për Greqinë: Athina të pranojë tekstin e propozimeve të kreditorëve, Cipras të bëjë thirrje që populli të përgjigjet me një “po” në referendum, të pranohet një ndryshim i tekstit që lidhet me TVSH-në e hoteleve dhe nëse këto kushte pranohen, të thirret mbledhje urgjente e Eurogrupit.

Greqia dhe kreditorët e saj janë angazhuar në negociata disa javore, me bisedimet që përfunduan fundjavën e kaluar kur z. Cipras shpalli mbajtjen e një referendum për të lejuar popullin të vendosë nëse do t’i pranojë apo jo kërkesat e fundit të masave shtrënguese në këmbim të huave të reja.

Sipas anketave të fundit publike të mediumeve, numër i madh i qytetarëve janë për qëndrimin e Greqisë në euro-zonë. Anketat për gazetën “Proto tema” tregojnë se 57% e të anketuarve janë në anën e arritjes së marrëveshjes ndërsa anketa e “To vima” tregon se të anketuarit do të votojnë “PËR” në referendum. Më konkretisht, sipas sondazheve, 47,2% kanë deklaruar se do të votojnë “për”, 33% “kundër” ndërsa 19,8%  janë të pavendosur.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.