fbpx

Ahmeti u takua me 15 ambasadorë nga vendet e BE-së

-

Lideri i BDI-së inkurajon zgjidhjen sa më të shpejtë të krizës politike, duke vënë interesat e përgjithshme shtetërore përpara interesave partiake. Pas takimit me 17 ambasadorët e shteteve evropiane dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Aivo Orav, Ahmeti theksoi nevojën që palët të reflektojnë në 2-3 ditët në vazhdim. Ahmeti kërkoi respektimin e plotë të Marrëveshjes së 2 qershorit dhe rekomandimeve të Brukselit.

“Tani për tani, unë nuk mund të afirmoj ndonjë vullnet të fortë timin që do kemi një zgjidhje të shpejtë, por shpresoj që të gjithë të vëmë interesin e përgjithshëm si prioritar dhe pastaj të shohim interesat e ngushta partiake. Shpresoj që palët po reflektojnë dhe për këtë ne ju kemi dhënë dy apo tre ditë afat që ata të shqyrtojnë pozicionet e tyre dhe të paraqiten me një plan konkret. Nuk mendoj se është mirë për vendin nëse nuk arrihet një marrëveshje për t’i përmbyll të gjitha çështjet kontestuese. BDI ka lënë hapur organin më të lartë, këshillin e Përgjithshëm që në një kohë kur do analizohet si moment i duhur, ai do thirret për të vendosur përfundimisht mbi pozicionet e BDI-së”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Lideri i BDI-së shpreson që deri në fund të javës do të arrihet marrëveshje politike dhe do të filloj zbatimi i asaj që u arrit si marrëveshje më 2 qershor.

Ambasadorët e vendeve- anëtare të BE-së kishin takime edhe me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.