fbpx

Qafa e presidentes kroate e stolisur me tri perla të Ohrit

-

Qafa e zonjës Kolinda Grabar – Kitaroviq, presidentja e porsazgjedhur, është e stolisur jo me një, por me tre perla të Ohrit –thotë për “Super Radio” e Ohrit mjeshtri i famshëm për përpunimin e perlës së Ohrit, Kliment Talev.

Njërën perlë e ka pranuar si dhuratë ndërsa dy tjerat i ka blerë, shpjegon Talev dhe shton se falë perlave Grabar- Kitaroviq sot është mikja e tij.

-Kjo grua shkëlqen me një karizmë të bukur dhe të papërshkruar. Personalisht njihem me të dhe jemi miq të mirë. Pres që të ulet në kolltukun presidencial dhe t’i paraqitem dhe t’ia uroj funksionin e ri ndërsa më pas do të shkoj në Zagreb- shpjegon Talev.

Nga plejada e emrave të famshëm botërorë që kanë vizituar dyqanin e tij të njohur në Çarshinë e vjetër të Ohrit ka lordë, mbretëresha, princesha, kryetarë komune e tjerë. Perla nga Talev kanë mbajtur princesha Dajana, mbretëresha Elizabeta e Dytë, princesha nga Kuvajti, mbretëresha e Arabisë Saudite dhe shumë tjerë.

-Falë punës sime me perlat kam  shumë miq, të njohur dhe të pranuar nga e tërë bota. Kam miq që nga lordët e Londrës,  prefektë, kryebashkiak e tjerë. Ja, tek kjo fotoja prapa meje është e prefektit  të komunës bullgare Kremikovc, Ivajlo Panev. Ju nuk e dini se çfarë miqësia lindi mes nesh. Por, unë i thash atij : “Nëse jeni nacionaliste dhe më trajtoni mua si bullgar, miqësia jonë këtu përfundon. Ose do më respektoni si maqedonas e unë juve si bullgar dhe miqësia do të jetë e madhe ose asgjë nga kjo”. Dhe ashtu ngeli- thotë në intervistë mjeshtri i perlave origjinale, Kliment Talev.

Krahas familjes së tij në Ohër gjendet edhe një familje tjetër gjegjësisht familja Filev që pohon se përpunon perlë origjinale të Ohrit. Ata me perlë të Ohrit ia kanë zbukuruar qafën kryeministres së Kroacisë, Jadranka Kosor.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.