Gjermani: Nuk ka kushte për zgjedhje me standarde evropiane

-

Gjermania ndaj mendimin me KE-në lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni apo se nevojiten reforma para se të ekzistoj mundësi për zgjedhje me standarde evropiane, njoftuan sot nga ambasada gjermane në Shkup.

Nga ambasada ju bëjnë thirrje partive politike në proces të bëjnë përpjekje dhe të tregojnë vullnet politik që të gjejnë zgjidhje të përbashkët, që do ta lëvizin vendin në drejtim të euro- integrimeve.

Kjo, siç thuhet në njoftimin e ambasadës, vlen para se gjithash për partinë në pushtet, VMRO DPMNE.

“Përgjegjësia për miratimin e konkluzioneve nga gjendja momentale për përgatitjet zgjedhore, është te nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos. Qeveria federale ju bën thirrje partitë në kontest që të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje të përbashkët, që do ta lëviz vendin në drejtim të euro –integrimeve. Kjo, vlen para se gjithash për partinë në pushtet VMRO DPMNE-në dhe kjo pari nuk duhet të distancohet nga fakti se zgjedhjet do ta ndihmojnë vendin për krijimin e kushteve korrekte për zgjedhje sipas standardeve evropiane” thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Prej atje shtojnë se që të sigurohen mundësi të barabartë për të gjithë partitë, nevojiten lista të pastruara zgjedhore, reforma në media dhe ndarjen e partisë dhe shtetit.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...