Helbah: Ivanov të jetë i mençur dhe të mundësoj formim të shpejtë të Qeverisë

-

I dërguari special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-s, Kristian Helbah, pas takimit me presidentin Gjorgje Ivanov, shefin e diplomacisë Nikola Poposki dhe liderët e partive politika, tha se nevojitet formim i shpejtë i Qeverisë e cila do t’i zbatoj reformat prioritare.

Helbah tha se qëndrimi i Gjermanisë është i njëjtë me deklaratat e euro- komisarit Johanes Han dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini.

“Që kjo të realizohet (integrimi në NATO dhe BE, v.j) nevojitet procese reformuese. Njerëzit kanë nevojë për vende pune, siguri sociale, sundim të së drejtës dhe masa efektive kundër korrupsionit”, tha ai duke u bërë thirrje partive që të përmbahen nga hapja e “çështjeve që nuk lidhen me prioritetet”.

Helbah vuri në dukje se Kuvendi duhet të jetë në mundësi të kryer punën e tij, ndërsa për këtë nevojitet formimi i Qeverisë.

“Ne jemi të bindur se presidenti Ivanov do të tregoj mençuri, do t’i respektoj rezultatet e zgjedhjeve dhe do të mundësojë shumica në Kuvend të formoj qeveri sa më shpejtë”, tha ai.

Helbah u bëri thirrje partive që të sillen në mënyrë përgjegjëse që të evitohen tensionet potenciale.

“Me shqetësim nënvizojmë retorikën negative ndaj organizatat civile dhe komunitetit ndërkombëtare dhe bëjmë thirrje partitë të përmbahen nga përdorimi i fjalorit të tillë”, deklaroi diplomati gjerman.

Helbal ka shtuar se është shumë e rëndësishme PSP të vazhdoj të kryej punën e vet me mbështetje të pavarur.

Në pyetjen e gazetarëve nëse sheh diç kontestuese apo problematike në platformën e partive shqiptare, ai prerazi tha “jo”.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...