Gashi dhe Spasovski pohojnë se BESA nuk do t’i tërheq nënshkrimet

-

Nuk kemi marrë vendi nëse do të hyjmë në Qeveri. Bisedojmë vetëm për emërimin e kryetarit të Kuvendit. Nuk i tërheqim nënshkrimet, do ta ndihmojmë procesin aq sa mundemi, deklaroi deputeti i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi mbrëmë në emisionin “Top Tema” në “Telma”.

Ai këtë e deklaroi, pasi shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, deputeti Artan Grubi mbrëmë tha se Lëvizja BESA ka tërhequr nënshkrimet që ia ka dhënë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, pasi kanë vendosur të mos e mbështesin propozimin që kryetari parlamenti të jetë Talat Xhaferi.

Gashi më tej tha se nuk e pengojnë procesin e zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit dhe se ai mund të zgjidhet edhe pa ta, por vetëm duan të tregojnë se në këtë mënyrë dhe kushtëzime, qeveria e këtillë nuk do të jetë reformuese.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski gjithashtu në “24 Analiza” në TV24 konfirmoi se BESA qëndron në shumicën parlamentare.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...