VMRO DPMNE: Edi Rama vazhdon me nënçmimin e popullit maqedonas

-

“Luajtja dhe tregtia me interesat më të larta shtetërore dhe nacionale rrit apetitet e strukturave të ndryshme që nuk ia mendojnë të mirën Maqedonisë. Mbrëmë ishim dëshmitarë se si disa vandalë morën guximin që të ulin flamurin e shtetit në mes të ditës në qendër të Kumanovës, disa qindra metra nga vendi ku Zaevi dhe Spasovski bënin fotografi “selfie” disa orë pasi “branitellat” maqedonas i dhanë jetët e tyre për atdhe”, thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së.

Në të thuhet edhe se “kryeministri shqiptar Edi Rama vazhdon të nënçmimin e popullit maqedonas duke i emëruar si “sllavo- maqedonas”.

“Edi Rama indirekt porositi se nëse Maqedonia nuk ndryshon emrin dhe nuk lufton për hyrje në BE, ashtu si edhe vendet tjera të rajonit, atëherë do të paraqiteshin idetë për ndryshimin e kufijve. Ky është Edi Rama i njëjtë i cili tuboi liderët shqiptarë nga Maqedoni dhe i bashkoi rreth Platformës së Tiranës. Në habi dhe dënim të përgjithshëm nga maqedonasit, Zoran Zaev dhe LSDM pozitivisht u deklaruan rreth Platformës së Tiranës”, thuhet në njoftim më tej.

Nga partia thonë se “opinioni ka qenë dëshmitar i vërtetimeve nga të gjitha anët se LSDM është dakorduar për dygjuhësinë, ndryshimin e monedhave dhe uniformave”.

“Opinioni dëgjoi Zaevin se si është i gatshëm të hap debat për ndryshimin e emrit, flamurin dhe himnin. Qytetarët e panë se është arritur marrëveshja për kantonizim ndërsa reformatori i Zoran Zaevit, Zijadin Sela paralajmëroi edhe federalizmin e vendit”, thonë nga VMRO.

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...