fbpx

BE-ja kërkon që urgjentisht pushteti t’i zgjidh problemet me partizimin në gjyqësi dhe media

-

Në konkludimet që ministrat për punë të jashtme të BE-së duhet t’i miratojnë këto ditë në Bruksel në samitin e rregullt në dhjetorë, për Maqedoninë shënohet përkeqësim i gjendjes me demokracinë, zbulon “Meta”.

Duke përshëndetur faktin se në vend agjenda evropiane “ngel prioritet strategjik”, ministrat theksojnë se patjetër duhet të zvogëlohet partizimi i institucioneve shtetërore.

-Ka brengosje serioze për partizimin në rritje të institucioneve shtetërore dhe mungesa në rritje në pavarësinë e gjyqësisë dhe lirinë e mediumeve. Mosplotësimi i këtyre çështjeve dëmton qëndrueshmërinë e reformave. Këshilli urgjentisht i bën thirrje autoritareve të ndërmarrin hapa kyçe për zgjidhjen e këtyre problemeve- thuhet në pasusin e parë të konkludimeve.

Më tej, Këshilli i bën thirrje opozitës dhe pushteti që ta tejkalojnë krizën politike dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe bën thirrje për vendosjen e besimit më të madh mes bashkësive etnike.

Ministrat theksuan edhe çështjen e emrit duke përsëritur se nevojitet të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranuar.

-Kur jemi tek Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, ne bëjmë përpjekje për të zhbllokuar çështjen, por siç e dini ka shumë pengesa dhe tani për tani nuk shoh kurrfarë përparimi, por kjo nuk është diçka që mund ta pranoj çdoherë dhe me siguri do të bëj çmos në muajt në vijim për ta përmirësuar gjendjen- deklaroi komisionari për bisedime para- aderuese, Johanes Han para marrëveshjes së sotme.

Sa për përkujtim, para pak kohëve komisionari Han paralajmëroi zhbllokim për kontestin e emrit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.