Shitja botërore i telefonave të mençur në tremujorin e tretë të vitit 2014-të ka shënuar rritje prej 20% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe ka arritur deri në 301 milion aparate, tregojnë të dhënat e kompanisë së kërkimeve “Gartner”.

Lider në shitjen e telefonave të mençur është kompania jug- koreane “Samsung”, me pjesëmarrje në treg prej 24,4%, edhe pse shënon rritje të shitjes për 8,89% gjegjësisht 73,2 milion aparate.

Imazhi i kompanisë amerikane “Apple” është 12,7%, me shitje në rritje për 25,9%, me 38,1 milion telefona të shitur.

Rritje shënon edhe prodhuesi kinez “Huawei” që ka shituar 15,9 milion telefona të mençur, 36,6% më shumë në tremujorin e tretë të vitit 2013-të.

“Ksiami” ka rritur shitjen për madje 336%, me 15,77 milion aparate, me çka përfiton 5,2% në treg.