fbpx

“Eko Gerila” kërkon vëzhgim në vendosjen e filtrave të “Jugohrom-it”

-

 Lëvizja “Eko Gerila” përshëndet vendimin për vendosjen e filtrave  në ndotësin më të madh “Jugohrom”. Për shkak të dyshimit dhe manipulimit eventual në zbatimin e këtij projekti, nga lëvizja kërkojnë për së afërmi të njihen me programin që duhet të implementohet, që të pengohet ndotja e mëtutjeshme dhe ndotja e ajrit. Në të kundërtën, thonë nga lëvizja, do të konsiderojnë se bëhet fjalë për një spekulim shtesë dhe për blerje kohe që të shpërqendrohet opinioni dhe qytetarët nga problemi me ndotjen enorme të ajrit.

-Gjithashtu kërkojmë krahas matjes së sasisë së grimcave PM10, të bëhet matja edhe e PM 2.5, grimcat e imta që grumbullohen në mushkëritë e bardha, siç maten në Shkup dhe angazhim më serioz të Inspektoratit për ambient jetësorë për matjen e ndotjes dhe vendosjes së filtrave në “Jugohrom”- thotë Arijanit Xhaferi, kryetari i lëvizjes “Eko Geril”.

Nga “Jugohrom” këtë fundjavë njoftuan se deri në fund të vitit do të ndërtohet stacioni filtrues të kombinatit. Do të ndërtohen tre stacioni për pastrim, ku do të grumbullohet pluhuri nga gazrat e lëshuar. Niveli i përqendrimit të grimcave PM10 në tym, që do të lirohet nga oxhaqet, do të jetë 10 mikrogram minimal në një metër kub.

“Jugohromi” disa herë nuk i respektoi afatet e fundit të Qeverisë për vendosjen e filtrave.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.