fbpx

Dy fytyrat e Gruevskit: Betejë për investime edhe për çdo metër/ katror në Vodno dhe Kapishtec

-

Kryeministri Nikolla Gruevski në tribunën në sallën e sportit “Boris Trajkovski” u lëvdua me investimet dhe me veprat që VMRO DPMNE i ka bërë për Maqedoninë, por paralajmëroi dhjetëra investime tjera.

Paralelisht, kundërshtari i tij politik, lideri i LSDM-së publikoi regjistrimet nga bisedat në të cilat Gruevskin kontrakton ndryshim të planeve urbanistike, ridertinim, ndarje dhe blerje të parcelave në Vodno dhe Kapishtec.

Gruevski për veprat Gruevski për parcelat dhe metër katrorët

– Prej vitit 2006 janë hapur mbi 138.000 vende pune.

– Shkalla e papunësisë prej 38% është zvogëluar në 27,6% .
– Kompania belge që filloi me punë në Shkup do të punësojë 200 njerëz.
– 25.000 pensionist fituan banjë falas.
– Pensionet mesatarisht janë rritur për 62%, ndërsa pensionet më të ulëta janë rritur për 76%.
– Fabrika e “Makkard” në Veles ndërtimi i të cilës është në përfundim e sipër do të punësojë 600 njerëz.
– Rrogat në sektorin publik janë rritur për 27% dhe do të rriten edhe më tej.
– Janë siguruar mbi 300 autobus të rinj për transportin publik.
– Janë siguruar 80 makina të reja për ndihmë urgjente mjekësore.
– Mbi 600 milion euro janë dhënë si subvencione për bujqit.
– Janë siguruar 107 vagonë të rinj transportues për hekurudhën ndërsa do të arrijnë edhe 43.
– Është siguruar pajisja më e sofistikuar mjekësore dhe aparate në vlerë prej mbi 100 milion euro.
– Janë zvogëluar çmimet e ilaçeve të mbi 3.000 ilaçeve madje deri në 80 %.
– Qasja dhe përfshirja e internetit është rritur prej 16% në mbi 70%.
– Çmimi i impulsit të telefonit është zvogëluar për mbi 70%.
– Participimi për studim në universitetet shtetërore është zvogëluar prej 1000 në 200 dhe 400 euro.
– Është miratuar rroga minimale dhe disa herë është rritur me rritje të re të paralajmëruar vitin e ardhshëm.
– Janë ndërtuar 45 shkolla fillore dhe 5 të mesme.
– Janë rinovuar 230 shkolla fillore dhe 80 të mesme.
– Janë ndërtuar 44 salla shkollore për sport dhe  35 salla sporti.
– Ndihmë sociale në të holla është rritur për 47%, ndërsa ndihma e vazhdueshme në të holla për 46%.
– Është ndërtuar aeroporti i ri në Shkup dhe tërësisht është rinovuar dhe modernizuar aeroporti i Ohrit.
– Është siguruar blerje e oborreve për 1 euro m/katror.
– 350 milion euro kredi të lira për kompanitë maqedonase.
– Ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë.
– Prej dje edhe gazsjellësi prej Kumanovës drejt Shtipit, po ndërtohet tre autostrada, njëri mes Demir Kapisë dhe Gjevgjelisë, i dytë mes Shkupit dhe Shtipit, i treti mes Ohrit dhe Kërçovës, në prill do të ketë thirrje publike për koncesioner për autostradë të re, mes Kërçovës dhe Gostivarit.
– Rritje të asistencës sociale
– Këtë vit presim edhe 25 kompani të reja të huaja që të krijojnë mbi 13.000 vende të reja të punës.
– „Teknikal tekstil“ në Shtip me 600 punësime do të filloj në qershor.
– „Montane“ në Shkup për prodhimtarinë e amortizuesve do të punësojë 400 persona.
– „Diatek“ në Shkup me 200 punësime, industria e shtypit.
– „Ki sejfti sistems“ në Kërçovë do të punësojë 1000 persona 1.000 луге.
– „Genterm“ në Prilep do të punësoj 2.000 persona.
– „ОDV elektrik“ në Ohër- Strugë do të punësojë 1.000 persona .
– Investimi amerikan nga industria automobilistike në Tetovë do të punësojë 2500 persona.
– Investim në Vasilevë, për prodhimin e materialeve që përdoren në minierë dhe ndërtimtari.
– Investim në Veles me 1000 punësime
– Kompani gjermane do të investoj në Prilep, industri automobilistike, teknologji e lartë, 250 punësime.
– Kompani gjermane në Shkup do të ndërtoj fabrikë për prodhimin e pajisjeve elektrike, investim prej 30 milion euro, 500 punësime të reja.
– Janë ndërtuar arena nacionale “Filipi i Dytë i Maqedonisë” dhe qendra rekreative- sportive “Boris Trajkovski”.
– Më gusht/ shtator do të fillojë ndërtimi i rrugës me katër shirita mes Shtipit dhe Koçanit dhe zgjerimi i një rrugë të ngjashme mes Gradskos dhe Prilepit ndërsa kah viti i ri edhe rruga Ohër- Peshtan.
– Vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i rrugës me katër shirita prej Rankovcit deri në Kriva Pallankë dhe procedura për ndërtimin e rrugës me katër shirita prej Shtipit deri në Radovish.

Atje ka çfarëdo, që marrin pjesë në ekspansionin ndërtimor, çfarë di unë, apo?
Vetëm mos të të del nëpër gazeta, edhe pse nuk kishte asgjë spektakolare nëpër gazeta. Për çdo rast ndërmerr, çdo të dytën javë ece këtë çështje.
Do të thotë, ti je përgjegjës për zbatimin e asaj që është marrë vesh në furgon.
Edhe pse, tani ka zgjedhje, s’ka lidhje, vazhdo sa të mundesh, e do të shohim. E dyta. Kjo me PPU kaloi, e di për çfarë po të pyes, tani duhet PDU.
Dakord. Kjo ishte pika e dyta. Nëse mundemi të kryejmë punë para kësaj, para se këta të shpallin, e din.
Vetëm thash le ta ndajnë në më shumë pjesë, në sa pjesë e kanë ndarë nuk e di, por unë do ta ndaja në 20 pjesë, është e madhe.
Kjo gjithashtu është urgjente si kjo, madje edhe më urgjente, e din ti. Kjo është shumë më e madhe. Këtë e prita të bëhet falas.
Do të thotë, kjo e reja është shumë më e madhe se e vjetra.
E, çfarë humbas nëse e ndaj në 20 pjesë, asgjë. Apo?
Do të thotë, nuk ka 11, njëra do të blihet formalisht, përndryshe kjo është punë e kryer, 11 janë të blera, por formalisht kështu 1 blihet.
Pyete në sa pjesë është ndarë, sa është 1 pjesë, dhe çfarë është më me rëndësi, a mundet tani në janar të kryhet kjo punë.
E për këtë ngadalë, kjo nuk më duhet, në fakt të ndahet, apo e bëmë që të mundet kjo dhe një variant tjetër të jetë. Ashtu?
Nëse ngel një, do të ngel e madhe?
Mile, për këtë që biseduam tani, për këto tetë që i numëruam…
Shih në suazat e një parcele a është shfrytëzuar deri në maksimum kjo për ndërtim?
A është 70%?
Por, të jesh i sigurt se 70 do të jetë, kjo është poenta ime?
Ti më the 2000 m/ katror për riformim, ashtu?:
E sa ishte riformimi, çmimi, që më shkrove njëherë?
Dje fletën që ma tregove ti.
Më thua se gjysma e rrugës është këtu, gjysma atje, ashtu?
Epo, t’ua vendosim atje më shumë. Në territorin e tyre, mendoj, në tehun e tyre, por e tërë që shihet kah unë.
Po të ishin ata në vendin tonë, a do ta lënë në gjysmë?
Atje e din çfarë mund të bëhet? Mundet, që mos të shihen prej poshtë, të ngrihet pak një mur mbajtës, që të mbushet me dhe do të shihen në mur. Kjo mu kujtua.
Diku 6-7 metra mur mbajtës dhe ata prej poshtë shohin në mur.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.