fbpx

Mision i pamundur: Edhe të huajt edhe Zvrlevski në Prokurori

-

“Së pari dorëheqje nga Marko Zvrlevski, e më pas ekspertë ndërkombëtarë”, është qëndrimi i përgjithshëm dhe kushti i partive opozitare në krye ne LSDM-në në lidhje me ftesën që Prokuroria publike e dorëzoi deri tek organet e BE-së për dërgimin e ekspertëve ndërkombëtarë të cilët do ta vëzhgonin punën e prokurorëve në rastet “Puçi” dhe “Përgjimi”.

-Ne lidhur me këtë çështje kishim qëndrim të qartë dhe të prerë para se Prokuroria publike të ndërmerr hapa të tilla, e kjo është që Marko Zvrlevsk të jep dorëheqje e më pas të mund t’i shqyrtojnë opsionet e tilla për vëzhgim ndërkombëtarë. Zvrlevski nuk ka kredibilitet që të udhëheq Prokurorinë publike- deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Duke komentuar nismën e Prokurorisë publike, Shilegov përmendi fjalimin e djeshëm të kryeministrit Nikolla Gruevski, në tribunën e VMRO DPMNE-së ku ai tha: “Zaev kërkon prokuror të ri. Për ne është e rëndësishme që ai të sillet konform ligjit. Unë jam i bindur se prokurori i tanishëm këtë po e bën. Përndryshe, dëshmi të tilla ka kundër Z.Z saqë edhe vëllai i tij të ishte prokuror, nuk do të ndihej mirë kur t’i sheh dëshmitë”.

-Prej ku e din Gruevski se çfarë dëshmi ka prokuroria kundër Zoran Zaevit? Kjo tregon çdo gjë”- tha Shilegov.

Edhe krahas tentimeve të shumtë që të marrim qëndrim lidhur me këtë çështje nga VMRO DPMNE, prej atje askush nuk u përgjigj në thirrjet telefonike.

Partneri i koalicionit në pushtet nga blloku shqiptare, BDI kërkoj ekspertë ndërkombëtarë jo vetëm për zgjidhje juridike, por edhe për atë politike të situatës pas rastit “Puçi” dhe përgjimeve.

-Përshëndetim këtë hap të Prokurorisë publike, që është në pajtueshmëri me kërkesat primare të BDI-së e në drejtim të zgjidhjes së krizës. Konsiderojmë se ekspertë ndërkombëtarë nevojiten jo vetëm për zgjidhje juridike, por edhe ekipe politike ekspertësh, që do të ndihmonin dhe ndërmjetësonin në tejkalimin dhe zgjidhjen e situatës aktuale politike në vend- deklaroi për “Meta” Artan Grubi, shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Kryetari i komunës Qendër dhe ish kryetari i PLD-së, Andrej Zhernovski, javën e kaluar pas takimit me ambasadorin e SHBA-ve në vend, Xhes Bejli, theksoi qëndrimin për nevojën e një prokurorit të ri të pavarur ndërsa procesi të vëzhgohet nga “jashtë”.

-Hapi i parë, shumë i rëndësishëm, do të mund të jetë emërimi i ndonjë personi i cili do të jetë prokuror i pavarur publik në Maqedoni. Jam i sigurt se mbështetje për ide të tillë ka ndërsa i tërë procesi të vëzhgohet nga jashtë që qytetarët të kenë përshtypje se i tërë procesi do të jetë korrekt dhe jam optimist i madh se po mendohet në këtë drejtim dhe se mund të gjejmë zgjidhje- deklaroi Zhernovski.

Profesori universitar Gordan Kallajxhiev konsideron se edhe me këtë hap prokuroria vështirë se do ta kthej besimin në opinion.

-E para, kreu i prokurorisë është vendosur nga persona të përfshirë në aferë dhe e dyta tanimë ka marrë anë dhe nuk mundet me “transparencë” të këtillë ta kthejë besimin në opinion- thotë Kallajxhiev për “Meta”.

Prokuroria publike, javën e kaluar, përmes njoftimit, informoi se ka dërguar “ftesë zyrtar deri tek organet e BE-së për dërgimin e ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët kanë qenë në hap me punën e prokurorëve publik pas lëndëve aktuale”.

“Vendimi i tillë është pasqyrim i qëndrimit të fortë se prokurorët publik veprojnë në përputhshmëri me ligjet dhe se opinioni nuk ka arsye për dyshim për veprimin e tyre. Mundësimi i ekspertëve ndërkombëtarë të jenë në hap me këtë pas lëndëve është vetëm shkaku i transparencës së plotë gjatë funksionimit dhe largimit të dyshimeve eventuale në objektivitetin e veprimit tonë”- qëndron në njoftimin e Prokurorisë publike.

Nenet 106 dhe 107 nga Kushtetuta  kanë të bëjnë me punën e Prokurorisë Publike.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.