fbpx

Edhe më tej më së shumti për “heshtje të drejtorisë” ankohen kërkuesit e informacioneve me karakter publik

-

Qytetarët, gazetarët, OJQ-të dhe të gjithë kërkuesit e tjerë të informacioneve me karakter publik edhe vazhdojnë të ankohen shpesh tek Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionin Publik për shkak të “heshtjes së drejtorisë”. Rreth 163 nga gjithsej 222 ankesa të paraqitura në Agjenci në gjashtë muajt e parë të vitit 2020 janë për shkak të mosveprimit të mbajtësve të informacioneve për kërkesat e tyre brenda kornizës ligjore prej 20 ditësh pas pranimit të kërkesës, përkatësisht 30 ditë nëse kërkesa përmban informacion më voluminoz, transmeton Observatori Mediatik.

Në gjysmën e parë të këtij viti, ka një rënie të lehtë të numrit të ankesave të paraqitura, duke filluar nga fakti që vitin e kaluar në gjashtë muajt e parë ishin dorëzuar 235 ankesa. Sidoqoftë, “heshtja e drejtorisë” mbetet problemi kryesor për kërkuesit e informacioneve. Agjencia ka filluar me trajnimin e nëpunësve për t’iu përgjigjur me kohë kërkesave për qasje falas në informacione publike, ndërsa deri në fund të vitit do të mbahen gjithsej 20 trajnime, 8 prej të cilave do të jenë onlajn, për aftësim dhe edukim të zyrtarëve në institucione. – mbajtës të informacioneve.

Agjencia për “Meta.mk” thotë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti ata kanë mund të njohin 15 nga gjithsej 222 ankesa të paraqitura nga gazetarë ose shoqata të gazetarëve,  kurse shumica e tyre janë ankuar për mosveprimin e mbajtësve të informacioneve rreth kërkesat brenda afateve të parashikuara me ligj, megjithëse ankesat e gazetarëve dhe mediave dallonin për nga përmbajtja krahasuar me kërkuesit e tjerë të informacioneve.

“Agjencia, duke vepruar në përputhje me kompetencat e saj të shënuara në nenin 30 të Ligjit për qasje të lirë në Informacione me karakter publik, e ka respektuat dhe do të respektojë afatin e specifikuar në nenin 27 paragrafi 2 të së njëjtës, përkatësisht pas të gjitha ankesave (përfshirë përcjelljen e tyre elektronike deri te mbajtësit të informacioneve, për prononcimin e tyre për të njëjtat) ka vepruar brenda 15 ditësh nga parashtrimi i tyre nga aplikuesit “, informojnë Agjencia për mbrojtje të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.