fbpx

Një i vrarë dhe një i plagosur në Kumanovë

-

Sot rreth orës 15:30 në lagjen Beginje të Kumonovë.

Për të shtënat konfirmuan nga SPB- Kumanovë. Prej atje thonë se bëhet fjalë për një person të lënduar dhe një të vdekur, por se nuk kanë më shumë informacione. Sipas televizionit “Telma” autor i panjohur nga një veturë  e gjelbër e tipit “mercedes”  në lëvizje ka shtënë rafal ndaj objektit hotelierik, dhe më tej sulmuesit janë larguar.

Sipas informatave të para që posedon MPB, autorë të shtënave ku mbet i vrarë Xhemail Rexhepi-Komandant Shqiponja, janë dy persona.

Sipas policisë, që të dy janë nga Kumanova dhe rrethina. Ata fillimisht kanë gjuajtur Shefki Rexhepin, kurse në momentin që Shqiponja ka dashur të pengojë incidentin, kanë zbrazur breshëri plumbash në trupin e tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Policia ende është duke zhvilluar hetime në teren, kurse me kumtesë zyrtare pritet të dalë sot në mbrëmje, ose ditën e nesërme.

Në këtë incident kanë mbetur të plagosur Shefki Rexhepi dhe Gani Demiri – informon gazeta „Lajm”

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.