Diplomatët e Maqedonisë do t’i nënshtrohen vlerësimit të fshehtë dhe varësisht nga rezultatet e punës tyre, ata do të marrin nota: spikatet, kënaq, kënaq pjesërisht dhe nuk kënaq parashihet në projekt-ligjin për punë të jashtme të botuar në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik (RVNE), njofton Meta.mk.
Planifikohet që vlerësimi të bëhet një herë në vit, më së voni deri në fund të tremujorit të parë të çdo viti kalendarik, e që do t’i referohet vitit paraprak.
“Vlerësimi “spikatet” jepet kur diplomati i kryen detyrat e tij profesionalisht, me kompetencë, para afatit të fundit, me cilësi të lartë dhe rezultate që janë shumë mbi pritshmëritë. Vlerësimi “kënaq” jepet kur diplomati i kryen detyrat e tij profesionalisht, në mënyrë efikase dhe sipas dinamikës së planifikuar, me cilësi dhe rezultate që janë brenda kornizave të pritshme. Vlerësimi “kënaq pjesërisht” jepet kur diplomati i kryen detyrat pjesërisht dhe jo gjithmonë me efikasitet dhe siç është planifikuar, me cilësi dhe rezultate nën pritjet. Vlerësimi është ” nuk kënaq” kur një diplomat kryen detyra të kufizuara, jo të plota, në mënyrë joprofesionale dhe joefikase në një mënyrë që ndikon negativisht në kolektivin, me çka shpreh mos respekt ndaj kolegëve dhe personave përgjigjës, thuhet në dokument.
Në drafti sqarohet se vlerësimi i diplomatit bëhet për të fituar fotografi reale të kompetencave, cilësisë, efikasitetit dhe rezultateve në realizimin e detyrave të punës. Vlerësimi bëhet në bazë të të dhënave për rezultatet e punës, cilësitë e punës dhe ato personale, duke i marrë parasysh të dhënat për trajnimet, çmimet, masat disiplinore dhe mungesat në vitin e kaluar.
“Vlerësimi është vertikal dhe horizontal. Në mënyrë vertikale, diplomati vlerësohet nga eprori i drejtpërdrejt dhe eprori i drejtpërdrejt në nivel më të lartë dhe nga një diplomat në një nivel më të ulët se ai. Në mënyrë horizontale, diplomati vlerësohet nga një diplomat në nivelin e tij nga njësia organizative amë dhe një diplomat në nivelin e tij nga drejtoria me të cilën diplomati i vlerësuar ka bashkëpunuar më shumë gjatë vitit. Vlerësimi vertikal dhe horizontal bëhet në bazë të një raporti me shkrim të përgatitur nga diplomati i vlerësuar dhe i konfirmuar nga mbikëqyrësi për punën e bërë në vitin e kaluar. Nëse nuk dërgohet ky raport me shkrim automatikisht vlerësimi është “nuk kënaq”.
Vlerësimi joreal, i pasaktë ose me qëllim të keq nga diplomatët është baza për fillimin e procedurave disiplinore për shkelje disiplinore.
“Procesi i përgjithshëm i vlerësimit shqyrtohet dhe konfirmohet nga Kolegji. Në rast se ka kundërshtim të dukshme në nota, Kolegji vendos për notën përfundimtare. Vlerësuesi i dërgon vlerësimin e përgatitur deri njësisë organizative për resurse njerëzore, e cila formon një skedar të veçantë me të dhëna me qasje restriktive. Notat “spikatet” dhe “kënaq” do të merren parasysh gjatë transferimit në titull diplomatik më të lartë, në përputhje me nenin 50 të këtij ligji dhe gjatë dërgimit të ndonjë punonjësi në PDK. Diplomatit, i cili dy vjet radhazi ka qenë i vlerësuar me “nuk kënaq” i ulet titulli diplomatik për një gradë të titullit diplomatik. Diplomatit, i cili gjatë pesë viteve të fundit tre herë ka qenë i vlerësuar me “nuk kënaq”, i ndërpritet marrëdhënia e punës në Ministri”, thuhet në dokument.