Dyzet për qind të qytetarëve të Francës konsiderojnë se duhet të evitohet publikimi i karikaturave të Profetit Muhamed ndërsa gjysma e tyre pajtohen me kufizimin e lirisë së shprehjes në internet, tregon hulumtimi i mendimit publik që është publikuar sot ndërsa është kryer pas sulmeve ndaj javores “Charlie Hebdo” para dhjetëra ditëve.
Në hulumtimin e institutit “IFOP” që e publikoi javorja “Këshilli i Etikës së Mediumeve të Maqedonisë rreth çështjes se a duhet të publikohen karikaturat ose jo, duke pasur parasysh se “disa besimtarë myslimanë ndjehen të lënduar apo të sulmuar nga publikimi i karikaturave të Profetit Muhamed”, 57% e të anketuarve janë përgjigjur se “nuk duhet kushtuar vëmendje reagimeve dhe se duhet vazhduar me publikimin e karikaturave” ndërsa 42% mendojnë se reagimet “duhet të merren parasysh dhe të evitohet publikimi i karikaturave”.
Pesëdhjetë për qind e të anketuarve pajtohen me “kufizimin e lirisë së shprehjes në internet dhe rrjetet sociale” ndërsa 49% janë kundër kësaj mase.
80% e të anketuarve mbështetin “marrjen e shtetësisë personave me shtetësi të dyfishtë të dënuar për aktivitete terroriste në territorin francez ndërsa 68% prej tyre pajtohen me “ndalesë për kthim në Francë të shtetasve francez të dyshuar se kanë luftuar në vende tjera në kontrollin e grupeve të caktuara.