fbpx

LSDM-ja i përcaktoi “bombat”: Më 2 prill në Kumanovë, më 4 prill në Prilep, më 8 prill në Manastir

-

 Të mërkurën e ardhshme më 8 prill pikërisht para festës së Pashkëve do t’i zbuloj “bombat” në Manastir, konfirmojnë burimet nga organizata komunale e LSDM-së në këtë qytet.

Opozita në qytetin në Pelister tanimë është duke u përgatitur për këtë ditën, kur lideri Zoran Zaev do të zbardh disa nga bisedat e përgjuar që kanë të bëjnë me disa zyrtarë qeveritarë lokal të VMRO DPMNE-së në Manastir të përfshirë në krim.

Por, risi do të jetë ajo se opozita tanimë posedon materiale që dëshmojnë se si përgatiten dhe kurdisen lustrime për më shumë qytetar të Manastirit që periudhën e kaluar ishin të “viktimizuar” nga procesi i lustrimit.

Pjesa më e madhe e të lustruarve nga Maqedonia janë pikërisht nga Manastiri.

Bëhet fjalë për ish zyrtar lokal të LSDM-së, zyrtar të lartë partiak si dhe për të punësuar nëpër shërbimet e sigurimit shtetërorë.

Nga opozita në Manastir thonë se para Manastirit, “bomba” do të shpërthejnë më 2 prill në Kumanovë dhe më 4 prill në Prilep.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.