fbpx

Ivanov: Edhe Greqia edhe ne kemi hyrë në lojë tjetër për emrin

-

Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov në intervistën e djeshme në “Sitel”

në pyetjen që iu parashtrua (në formë: Ju thërrasin), pse nuk e mbledh Këshillin e sigurisë pas informacioneve për përgjim masovik, pas të cilës, sipas pohimeve të njërës palë, qëndron shërbim i huaj, ai u përgjigj se nuk mund të kuvendoj në bazë të “raporteve të mediumeve dhe deklaratave të ekspertëve”, edhe pse i pari në “fjalimin para qytetarëve” e zbuloi kryeministri Nikolla Gruevski.

Gruevski në fjalimin dramatik më 31 janar të këtij viti, nxori shumë më shumë se “raportet nga mediumet dhe deklaratat nga ekspertët”.

Bëhet fjalë për skenar të krijuar për të cilin të gjithë ju jeni dëshmitarë nga fillimi, ku në fund i tërë shteti duhej të jetë peng. Ka disa gjëra që asnjë njeri dhe politikan i përgjegjshëm në botë nuk mund dhe nuk guxon t’i injoroj dhe t’i lë anash. Kjo është interesi i shtetit. Gjatë këtyre 24 viteve të pavarësisë në këtë shtet, një gjë të tillë asnjë politikan, madje as ata më kontrovers, nuk kanë bërë. Dua ta them këtë si në vijim. Kërcënime dhe shantazhe dhe kurdisje të këtilla nuk pranoj dhe të përfshirëve në këtë publikisht iu them se nuk kemi “maqedonas të gjorë”, por jemi “maqedonas”. Ky është dëm i madh që i bëhet shtetit dhe imazhit të saj…Sipas njohurive të deritanishme që i kam nga MPB, pas regjistrimeve qëndron një shërbim i huaj…Të përshkruhet kush me kë flet, çfarë të dhëna kanë dhe cilët janë raportet e tyre të ndërsjella, për porositësin të ketë pasqyrë të qartë dhe analizë të prerë, të mbështetur me transkripte nga biseda konkrete e figurave të shquar nga jeta politiketha atëherë Gruevski.

Por, për Ivanovin këto deklarata dramatike të Gruevski janë joserioze dhe nuk janë shkak i mjaftueshëm që të mblidhet Këshilli i sigurisë.

 Ai këtë në intervistën e djeshme për Sitel e shpjegoi kështu:

-Të gjithë ata që bëjnë thirrje (për të kuvenduar Këshilli i sigurisë v.j) e shoh që prej tyre ka edhe ish politikan, analistë, duhet të dinë se prej vitit 2005 ne kemi edhe Ligj për menaxhimin me kriza, ku është konfirmuar procedura se si veprohet në momente të këtilla. Unë nuk mund të kuvendoj në bazë të ndonjë raporti të mediumeve apo deklarate nga ekspertët. Ka procedurë të caktuar se si kuvendon Këshilli i sigurisë dhe konkluzionet që i sjell i obligojnë Qeverinë dhe Kuvendin. Në ndërkohë, unë kisha takime me institucionet kompetente nga sfera e sigurisë, që në njëfarë mënyre janë nën kompetencën time- me Agjencinë e zbulimit dhe me inteligjencën ushtarake dhe i kërkova të gjitha kërcënimet e mundshme apo rreziqet që ekzistojnë nga jashtë. Për të gjithë këto gjendje ne i njoftuam shërbime dhe vendet mike, rreth 15 anëtarë të BE-së dhe NATO-s janë të njoftuar për të gjitha rreziqet potencial dhe kërcënimet ndaj Maqedonisë. Nga ky aspekt, procesi në sferën e sigurisë është duke u zhvilluar.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.