fbpx

“Bomba” e Zaevit: Nikolla Gruevski ka tentuar ta vret të vërtetën për Martin Neshkovskin  

-

“E morëm obligimin që ta publikojmë të vërtetën në tërësi për funksionimin kriminel të Gruevskit. Opinioni kuptoi se për Nikolla Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij nuk ka diçka më të shenjtë sesa të qëndrojnë në pushtet. Ja edhe një e vërtetë se as jeta e humbur nuk ka kurrfarë çmimi për pushtet dhe si dikush dëshironte ta fsheh të vërtetën për Martin Neshkovskin”, deklaroi sot lideri opozitar i LSDM-së, Zoran Zaev, në konferencën e sotme të shtypit ku publikoi materiale të përgjuara.

Në një prej regjistrimeve të sotme, Gordana Jankulloska dhe Ivo Kotevski flasin për vrasjen e Neshkovskit. Koteski thotë se gazetarët pyesin nëse “alfat” e kanë kryer vrasjen. Jankulloska insiston që kjo mos të publikohet në opinion menjëherë pas fitores së VMRO DPMNE-së në zgjedhje.

Martin Protugjer i bën lutje Jankulloskës që të publikojnë diç për vrasjen. Ajo i shpjegon se kanë dhënë deklaratë nëpër mediume dhe pohon se i vrari ka qenë narkoman.

Koteski dhe Jankulloska flasin për atë se si kanë transmetuar mediumet lidhur me rastin. Koteski i thotë se s’mund të spekulojnë ndërsa Jankulloska i përgjigjet se do ta pastrojnë vrasjen. Për ata që protestojnë, Koteski thotë se janë “bastard” dhe se nuk dihet kush është i afërt i djaloshit të vrarë.

Në një audio regjistrim tjetër që lideri i LSDM-së e publikoi sot, sipas tij, Sasho Mijalkov i shpjegon Gordana Jankulloskës se një pjesëtar i njësitit special, i cili ka qenë në detyrë, ka vrarë Neshkovskin. Ai reagon pse mediumet kanë qenë të nevrikosura kur dihet se vrasja s’mund të zgjidhet për 1 orë. Mijalkov thotë se i vrari ka qenë “narkoman”. Ai ankohet se në çdo gjë iu del diçka e “papritur”.

Në bisedën e radhës mes Jankulloskës dhe Protugjerit i tregon të nxirret një polic para gjykatës hetuese. Ajo thotë se është fjalosur me Urkon (Dejan Mitrovskin) sepse rasti është fshehur dy ditë dhe se Urko ka thënë se kanë pritur pasi nuk e kanë ditur çfarë të bëjnë. Ajo thotë se e kanë fëlliqur punën dhe se duhet më shpejtë të përfundoj çështja. Gjithashtu, ministrja e informon se tani po mendon si të arsyetojnë paraqitjen e policit, i cili nuk ka qenë në detyrë zyrtare atë natë.

Ndërsa në një audio regjistrim tjetër, Kotevski flet me Jankulloskën dhei  thotë se tani polici nuk pranon se e ka kryer vrasjen. Kotevski i shpjegon se duhet bërë presion që ta pranoj fajin. Flasin për atë si ka raportuar TV Sitel i cili ka thënë se Neshkovski ka vjedhur pije dhe për këtë e kanë rrahur. Jankulloska thotë se arsyetimi është i kotë. Jankulloska i tregon se Urko ka pohuar se ai e ka thirrur policin që të jetë në shesh. Koteski thotë se më mirë është të thuhet se Spasov nuk ka qenë në detyrë atë natë.

Biseda e fundit që Zaev e publikoi sot, sipas tij është mes Jankulloskës dhe Nikolla Gruevskit. Ajo i thotë se duhet të shtrëngohen. Gruevski i thotë se Urko gënjen dhe se është përpjekur në çdo mënyrë me të, por tani ngel vetëm që ta ndërrojë. Jankulloska e informon për regjistrin i cili nuk është bërë si duhet. Ajo thotë se pjesëtar i njësitit special s’mund të paraqitet vetëm me urdhër gojor. Ajo i shpjegon se Urko ka kërkuar nga ajo ta lut supervizorin e tij të thotë se ka dhënë urdhër me gojë. Gruevski i tregon të thotë se ai ka punuar në “Tigrat” dhe se nuk ka qenë nga sigurimi i tij. Ai insiston të thuhet se Spasov ka qenë privatisht e jo me detyrë zyrtare.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.