Zaev: Zgjedhje më 24 prill nuk ka dhe nuk mund të ketë

-

Në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike, këtë dje e konfirmuan edhe ambasadori i BE-së  Aivo Orav dhe ai  ShBA-së Xhes Bejli, tha sot në konferencën për shtyp, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

Ai deklaroi se nuk janë zbatuar reformat për mediat dhe nuk është pastruar lista zgjedhore, e këto janë dy kushtet kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve.

-Nikolla Greusvki dje iku nga vlerësimi objektiv dhe nga e vërteta. Maqedonia është në krizë dramatike. Ne këtu nuk do të lejojmë që kjo të ndodh. Zgjedhje më 24 prill nuk ka dhe nuk mund të ketë- tha Zaev

Duke iu përgjigjur në pyetje të gazetarëve për reagimin e tij në kumtesën e partisë qeveritare në të cilën thuhet se ekzistojnë kushte për zgjedhje demokratike dhe korrekte dhe se ambasadorët nuk kanë ofruar asnjë lloj argumenti, Zaevi tha se ekzistojnë numra dhe të dhëna se koha për pastrimin e listës zgjedhore është e kufizuar.

Ai deklaroi se nuk kanë ndërmend t’i mbështesin zgjedhjet, por gjithashtu nuk do të jenë mbikëqyrës  memec.

Sipas tij, nëse VMRO- DPMNE megjithatë vendos të shkoj në zgjedhje, organet e partisë, dhe pritet që të diskutojnë për strategjinë.

Zaev, gjithashtu shtoi se nëse nuk ndryshon data e mbajtjes së zgjedhjeve ai t’i tërheq të gjithë ministrat nga Qeveria.

 

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...