fbpx

Bilt interesohet nëse PEP do të reagoj ndaj krizës në Maqedoni

-

Ish shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bilt përmes profilit të tij në Twitter ka pyetur nëse Partia Evropiane Popullore (PEP) do të reagoj ndaj krizës politike në Maqedoni, duke shpërndarë analizë për situatën politik në vend.

“Partia qeverise maqedonase po luan me zjarr në rajon me mos- stabilitet edhe më të madh. A do të reagoj PEP?”, pyet Bilt.

Sot në Bruksel mbahet Samitin e Partisë Evropiane Popullore para mbajtjes së Këshillit Evropian.

Vitin e kaluar në Samitin e PEP, të mbajtur në tetor në Mastriht, Holandë, lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski nuk ishte i ftuar edhe pse PEP është simotër e VMRO DPMNE-së, që është anëtare e këtij Asociacioni i partive evropiane demokristiane.

Në Mastriht është ftuar vetëm kryeministri Emil Dimitriev, por ai është përgjigjur se nuk do të mund të merr pjesë.

Zëdhënësi i PEP, Zigfrid Muresan, atëherë deklaroi se në Samitin e Asociacionit ftohen vetëm politikanët më të lartë të renditur dhe ftesa s’mund të shkojë te dikush tjetër.

“PEP në samitet e saja fton politikanët me renditje më të lartë, të cilët i takojnë familjes sonë politike, në këtë rast kryeministri Emil Dimitriev. Ftesa për këto takime është personale dhe s’mund t’i jepet tjetër kujt. Kryeministri Dimitriev kërkoi falje se nuk do të merr pjesë në takim për shkak të obligimeve në vendin e tij”, deklaroi Muresan.

Gruevski merrte pjesë në Samitet e PEP në vitin 2014 dhe 2015.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.