fbpx

Zanier: Kriza politike mund të merr dimension ndëretnike dhe rajonal

-

Avancimi që është arritur në vitin 2016-të do të rrezikohet pa stabilitet politik ndërsa kriza e vazhduar politike është e dëmshme për vendim dhe popullin, vlerësoi sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier në kolumnën e publikuar në “Utrinski Vesnik”.

“Kriza politike dyvjeçare përveç që i ngadalëson reformat gjithashtu kërcënon të merr dimension ndëretnik dhe rajonal, diç që vendi s’mund ta lejoj, e as rajoni gjithashtu”, tha Zanier.

Ai më tej thotë se edhe pse zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit vitin e kaluar në përgjithësi konsideroheshin si mundësi që të kthehet faqja dhe të vazhdohet më tutje, kjo ende s’ka ndodhur dhe se shteti, edhe krahas asaj që zgjedhjet janë zbatuar sipas pritjeve, ka hyrë në një periudhë problematike.

Zanier gjithashtu potencoi se mesazhet e fundit provokuese nga disa subjekte politike, pohimet se uniteti dhe sovraniteti i shtetit janë rrezikuar, incidentet etnike dhe parullat janë shqetësuese. Ai u bëri thirrje liderëve të rajonit që të sillen me përgjegjësi dhe të jenë të përmbajtur në deklaratat e tyre.

“Tani është koha që i tërë fokusi të vendoset në sundimin e të drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, lirisë së shprehjes dhe mediave, sundimin demokratik, procese të lira zgjedhore, marrëdhënie ndëretnike, arsim dhe ndërtimin e kapacitete të institucioneve të shtetit. OSBE mund t’ju ndihmojë. Ky është roli jonë dhe ju inkurajoj ta shfrytëzoni”, deklaroi Zanier.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.