fbpx

Bejl: Marrëveshja e Përzhinës është gjallë

-

Marrëveshja e Përzhinos është gjallë”, kështu është shprehur ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, për “Dojçe Vele” në gjuhën maqedonase, duke shtuar se ende duhet shumë punë.

“Elementet saja fondamentale – përgjegjësia për skandalin e përgjimeve, proces gjithëpërfshirës politik; veçmas në Kuvend dhe reformat të cilat çojnë në zgjedhje të besueshme – ende ngelin mënyra më e mirë për daljen nga kriza e tanishme politike dhe drejt integrimit të vendit në BE dhe NATO. Askush nuk ka thënë që zbatimi i marrëveshjes do të jetë i lehtë. Me të vërtetë ka pasur shumë anulime dhe obstruksione. Megjithatë, një vit më vonë, Prokuroria Speciale po i heton bisedat e përgjuara dhe pretendimet për keqpërdorime serioze të cilat dalin nga ato biseda. U rikonstrua përbërja e KSHZ-së dhe u bënë reforma në Kodin Zgjedhor. Shume njerëz më thonë se tani qytetarët kërkojnë nga liderët që t’i plotësojnë detyrat e tyre që kanë dalë nga Marrëveshja e Përzhinos”, thotë ambasadori Bejli.

Por, qartë thekson se “ngelet ende shumë punë”.

“Falja apo abolimi duhet të tërhiqet qartë dhe në tërësi. Prokurorja speciale duhet patjetër të jetë në gjendje që ta kryej detyrën e saj pa obstruksione dhe përzierje. Qeveria patjetër duhet të tregojë përkushtim drejt demokracisë pluraliste dhe zbatimit të reformave nga Marrëveshja e Përzhinos. Ajo do të thotë vepra, jo fjalë. Ajo do të thotë të kyçet e opozita,  qëndrimi i shoqërisë civile dhe sjellja e sistemit të vërtetë të vërtetimeve dhe balancimit të strukturave qeveritare. Pa përgjegjësi, pa reforma dhe pa zgjedhje të besueshme, Maqedonia do të jetë e bllokuar në krizë, me reputacion të dëmtuar. Askush nuk e do atë”, shprehet ambasadori.

Më pas ai potencoi se SHBA i mbështetë aspiratat e Maqedonisë për hyrje në BE dhe NATO.

“Maqedonia disponon me resurse njerëzore  për dalje nga kjo krizë dhe për kthimin e shtetit në rrugën euro-atlantike, por jo me vazhdim si zakonisht. Liderët politik, shoqëria civile, mediumet dhe sektori i biznesit duhet të sillen me përgjegjësi dhe në përputhshmëri me sundimin e ligjit. Nëse e bën atë Maqedonia, mund të sigurohet në mbështetjen e SHBA-së dhe partnerëve tjerë ndërkombëtare”, tha Bejli.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.