Djathi i rajonit të Mavrovës, mjalti, reçeli i fikut të egër, vera “stanushina” dhe speci i kuq janë pesë produktet me të cilat Maqedonia do të paraqitet në manifestimin “Tera Madre Balkan 2016” prej sot deri më 5 qershor në Tiranë të Shqipërisë.

Krahas prezantimit të ushqimit specifik organik nga vendet e rajonit, në manifestim do të diskutohet për shumë tema lidhur me ushqimin.

Në delegacionin e Maqedonisë prej 33 personave, 10 janë prodhues ndërsa në punëtoritë edukative për shije dhe nutricionizëm do të marrin pjesë nxënës nga shkolla e mesme “Lazar Tanev”.

Ngjarja në një vend do të tuboj 350 delegacione nga 12 shtete.