fbpx

BDI do t’i hetoj të gjithë zyrtarët e partisë për shpërdorime

-

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka njoftuar se në takimin e fundit të kryesisë së partisë është biseduar edhe për nevojën për reformim transparent në të gjitha nivelet e strukturat e BDI-së.

“Besimi i qytetarëve për zbatimin e premtimeve zgjedhore është realizuar me pjesëmarrjen pandërprerë në të gjitha kompetencat, që ka bërë eksponentët partiak të bëhen cak i kritikave të vazhdueshme, por gjithashtu edhe shpifjeve që përfshijnë akuza pa argument për korrupsion, nebuloza për tradhti nacional madje edhe akuza të kota për vrasje. Për ne, besimi i qytetarëve për kryetarin Ali Ahmetin dhe BDI është para se gjithash dhe për këtë, për zbardhjen e të vërtetës, BDI kërkon dhe do të angazhohet për hetim rrënjësor të aktivitetit të çdo funksionari nga viti 2002 deri më sot dhe dhënie llogarie për keqpërdorime të besimit partiak dhe pozitës zyrtare”, thuhet në njoftim.

Nga partia thonë se me këtë hap do të tregojnë angazhimin e fuqishëm për zbardhjen e së vërtetës dhe nismën për reforma për stabilitet dhe vazhdimin e BDI-së si vlerë nacionale, përmes eliminimit juridik dhe institucional të gjitha dyshimeve, por gjithashtu edhe shpifjeve të vazhdueshme tendencioze ndaj BDI-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.