Banorët e Manastirit protestuan para banesave të kryetarit Taleski

-

Një grup qytetarësh nga Manastiri që sonte protestuan duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit Vladimir Taleski, u nisën drejt banesave të kryetarit në Manastir.

Qytetarët të përcjellë nga policia marshuan drejt rrugës “Partizanska” që të arrijnë deri në godinën në rrugën “Bonde Skerlevski” përballë Spitalit klinik, ku jeton Taleski me familjen.

Protestat prej sot bëhen “aksion- geril” dhe siç thonë qytetarët, nuk do të paraqiten sepse nuk duan të ballafaqohen me policinë.