Në atmosferë të qetë me parulla “Dorëheqje”, “Nikolla në robëri” dhe “Nuk ju amnistojmë” para godinë së Qeverisë përfundoi protesta e sotme e qytetarëve kundër vendimi të presidentit Ivanov i cili fali 56 politikanë.
Numri i madh i protestuesve para Qeverisë erdhi nga Ministria e kulturës, e cila u ngjyros me qese me ngjyrë.
Itinerari drejt Ministrisë së kulturës, thonë organizatorët, është bërë kundër projektit kriminal “Shkupi 2014”.
Para godinës së Ministrisë nuk kishte incidente. Një pjesë e protestuesve në rolin e mbajtësit të rendit i zmbrapsën të tjerët nga ngjyrosja e mëtutjeshme e godinës.
Para Qeverisë protestuesit mbushën bulevardin nga të dy anët. Aty ata brohoritnin dhe në asfalt vizatuan grafitët “Protestoj”, “Vdekje fashizmit, liri popullit” në gjuhën maqedonase dhe shqipe.