fbpx

“Treshja e Amsterdamit” do të formojnë lëvizjen civile me emrin “Ka ardhmëri”

-

“Treshja e Amsterdamit” gjegjësisht Vladimir Lazareviq, Nikolla Dimitrov dhe Pero Dimshoski para Kongresit të 15-të të VMRO DPMNE-së paralajmërojnë formimin e lëvizjes civile me emrin “Ka ardhmëri”, njofton “24 Vesti“.

“Synimi i platformës civile, si formë e lidhjes civile, që dallon nga partia politike, është që të tregoj si duhet se në Maqedoni ka qytetar që kanë kapacitet, ka njerëz që mund të premtojnë dhe ta bartin përgjegjësinë dhe të realizojnë atë në interes të qytetarëve. Institucionet, gjyqësori janë të uzurpuar dhe, një njëfarë mënyre, qytetarët janë të okupuar. Ne duam këtë ta ndryshojmë- thotë Vladimir Lazareviq për “24 vesti”.

Ata tani për tani nuk kanë ndërmend të organizojnë kongres paralel së bashku me Forumin e patriotëve mendjelirë në krye me profesorin Jove Kekenovski ndërsa siç shton Lazareviq për televizionin, këto dy muajt e kaluar të ndikojnë ndaj anëtarët e VMRO DPMNE dhe të tregojnë se nevojitet reforma serioze brenda- partiake.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.