Qeveria ndërpret takimet me nxënësit e shkollave të mesme, marrëveshje s’ka ndërsa bojkoti vazhdon

-

“Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme” dhe qeveria nuk arritën marrëveshje edhe pas takimit të tretë. Nga qeveria thonë se janë të gatshëm të kthejnë konceptin e vjetër të maturës dhe matematika të mos jetë lëndë obligative, por lëshime për testimin ekstern nuk duan të bëjnë. Nxënësit thonë se nuk janë të kënaqu nga ky qëndrim dhe se nuk do të largohen nga kërkesat e tyre.

“Qeveria dhe Ministria e arsimit miratuan vendim të prerë në lidhje me mënyrën si do të jepet provimi shtetërorë këtë vit. Në përputhje me bisedimet me palët e ndryshme të interesuara, një pjesë me nxënësit, profesorët dhe ekspertët, vendosëm këtë vit provimi i maturës të jepet sipas konceptit të vjetër gjegjësisht matematika të mos jetë lëndë obligative dhe të mos ketë testim elektronik. Në lidhje me vlerësimin ekstern, qëndrimi është se kjo do të vazhdoj me konceptin aktual, tha zëvendës – kryeministri, Vladimir Peshevski.

Ai tha se takime më nuk do të ketë dhe se zyrtarisht bisedimet me “Plenumin e nxënësve të shkollave të mesme” nuk mund të thuhet se ka pasur sepse siç tha, shtrohet pyetja e përfaqësimit.

Nxënësit e shkollave të mesme thonë se janë të gatshëm të gjendet zgjidhje, por në raport me testimin ekstern nuk mund të arrijnë kurrfarë kompromisi me kompetentët. Për hapat e ardhshëm, thonë se do të bisedojnë në plenumin e përgjithshëm. Në ndërkohë, bojkotimi i mësimit dhe kampingu para MASH do të vazhdojnë.

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...