fbpx

Adil Mustafa: Arrestimi im i motivuar politikisht

-

Drejtori i spitalit “Shëndeti”, Adil Mustafa, dyshon se është arrestuar për shkak të akuzave ndaj zyrtarëve të lartë të Qeverisë. Ai në një konferencë për media ka kërkuar llogari nga zv/kryeministri Musa Xhaferi, ndërsa ka premtuar se nuk do të ndalet derisa e vërteta të dalë në shesh.

Doktor Mustafa para dy ditëve mbajti një pres ku akuzoi, Qeverinë, BDI-në, dhe zv kryeministrin Musa Xhaferi për mashtrime dhe shantazhe. Disa orë pas këtij denoncimi ai u arrestua nga policia.

“Pse nuk më arrestuan atëherë  por bash ditën që dhashë pres konferencë. Para një muaji me zv/kryeministrin Musa Xhaferi, si shqiptar i thashë ‘O Musa Xhaferi, spitali i parë është ky që ka filluar në Maqedoni, duhet të gjendet ndonjë zgjidhje, të lutem, të bëjmë diçka, Jo më tha, pse e përzien Qeverinë, pse e përzien shtetin, ti nuk fiton asnjë gjë, ti veç mund të fitosh arrestimin, ose të ndodhi diçka tjetër, edhe vërtetë ndodhi, atë ditë që dhashë në konferencë shtypi, mu më arrestuan në kufi”, ka deklaruar Mustafa.

Doktor Mustafa është shqetësuar shumë pasi e kanë dërguar në stacionin policor, e më pas në burg me duart e lidhura, ndërkaq që ai thotë se është vetëm një mjek e jo kriminel. Ndërsa, lirimi i tij nga burgu është bërë me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

“Falënderoj shumë ambasadën amerikane, lobin shqiptaro- amerikan, OSBE-në,  forumin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, sepse këta intervenun me të shpejtë”.

Ndërsa investitori tjetër në spitalin “Shëndeti”, Borçe Çopetrevski, kërkon nga institucionet e shtetit që të gjithë ti trajtojë njëjtë, pasi sipas ligjit të gjithë janë të barabartë, dhe nëse dikush e thyen ligjin duhet të përgjigjet në mënyrën adekuate.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.