fbpx

VMRO DPMNE: Zhernovski duhet të shkarkon veten e tij

-

Andrej Zhernovski duke shkarkuar drejtoren e shkollës “11 Tetori” sot thjeshtë tregoi se ka frikë nga përgjegjësia e tij personale për skandalin në komunën Qendër, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.

“Kryetari i komunës Qendër mban përgjegjësi për ngjarjet në shkollë sepse këtë kompetencë e ka me ligj. Kryetari duhet të tregoj a ka investuar ndonjë denarë në përmirësimin e kushteve në këtë shkollë apo të gjithë paratë përfunduan në kaldërmin e rrugës së Bohemit. Kryetari i komunës duhet të dijë se ekziston shkollë e tij në komunën e tij e jo të kujtoj këtë institucion kur të ketë probleme shëndetësore” thuhet në reagimin e partisë.

Sipas VMRO DPMNE Zhernovski duhet të përgjigjet nëse ka shkuar ndonjëherë të vizitojë SH.F “11Tetori” kur nuk ka kamera para të cilave do të mund të përfitoj ndonjë pikë politike në kurriz të fëmijëve.

“Nëse në të vërtetë dëshiron detektim të fajit, Zhernovski duhet të shkarkohet vet, para se të ndodhin në Komunën Qendër fatkeqësi tjera. Ai s’mundet të shpallet edhe si prokuror edhe si gjykatës për opinionin. Zhernovski ka harruar se është kryetar dhe se këto katastrofa ndodhin me komunën me të cilën ai menaxhon” thuhet në reagim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.