Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdylaqim Ademi sot i dorëzoi ftesë rektorit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Velimir Stojkovskit, për takim të hënën në hotelin “Aleksandar Palas”, .
“Duke u nisur nga parimet e transparencës dhe hapjes, si pjesë e debatave për reformat që zbatohen në arsimin e lartë të Republikës së Maqedonisë dhe që në thelb duan të sigurojnë nivel më të lartë të diturive dhe shkathtësive për studentët, cilësi plotësuese të kuadrit mësimdhënës dhe të procesit arsimor, përkatësisht përmisinin në përgjithësi të arsimit të lartë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës dorëzuan kërkesë edhe tek anëtarët e Konferencës brenda universitetit për organizim të takimit me qëllim të shkëmbimit të mendimeve dhe argumenteve për një arsyetim të denjë të reformave dhe debatit”, thuhet në ftesë.