fbpx

ShGM: Manipulim brutal i TVM-së për nevoja të poltikës ditore

-

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ndaj keqpërdorimit të servisit publik, RTVM, gjatë debatit të së dielës ku u diskutua rreth aksionit të fundit ‘Puç’. Sipas SHGM-së,  servisi publik duhet t’i shërbej interesit publik e jo promovimit të njëanshëm të qëndrimeve të partisë në pushtet. Ata vlerësojnë se drejtuesi i emisionit debativ kishte sjellje joprofesionale dhe jo-etike prandaj kërkojnë nga Agjencia për shërbime mediatike të reagoj dhe të mos lejojë keqpërdorime të tilla. “Me këtë emision, redaktori Petrevski shkeli standardet dhe parimet themelore të parapara në nenin 111 të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizive për gazetarët dhe redaktorët që punojnë në RTVM. Dyshime shtesë për motivet e vërteta të emisionit nxit edhe fakti se ai nuk ishte i paraparë me skemën programore të RTM. SHGM fton Agjencinë për shërbime mediatike, audio dhe audiovizive, e cila është përgjegjëse për zbatimin e  ligjit, të reagojë dhe të mos lejojë këtë lloj të keqpërdorimit brutal të servisit publik dhe shkeljes së standardeve dhe parimeve që duhet t’i zbatojnë gazetarët dhe redaktorët e RTVM-së gjatë prodhimit dhe emetimit të programeve”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.