Më së paku 125 persona, prej të cilave 84 janë fëmijë u vranë sot gjatë sulmeve nga ana e talibanëve militant në qytetin pakistanez Peshavar. Gjithçka ka filluar pasi që kamikazë kanë hyrë në shkollë dhe kanë aktivizuar eksplozivat shpërthyese. Kjo është tragjedia më e madhe në Pakistan në dekadat e kaluara.
Pakistani dhe e mbarë bota janë në shok, më shumë se 120 persona kanë humbur jetën nga sulmi terrorist në veriperëndim të Pakistanit, në një shkollë kanë mësuar fëmijët e pjesëtarëve të armatës. Pjesa më e madhe e viktimave janë fëmijë edhe më së paku 80 fëmijë. Pakistani deklaroi se pesë nga gjashtë sulmuesit janë vrarë sepse aksioni i njësiteve speciale të sigurimit akoma vazhdon. Në Peshavar, erdhi edhe kryeministri pakistanez Navaz Sharif. Gjithçka ka filluar kur 6 të armatosurit, pasi që më herët kanë sulmuar edhe sigurimin janë futur në shkollë.
Përgjegjësinë e merr organizata Teherik –i Taliban- Pakistan. Shkaku për këtë është hakmarrja ndaj pjesëtarëve të tyre të cilat ka vrarë ushtria pakistaneze gjatë një ofensive në rajonin e Peshavarit.
Ndërkaq, në spitalit gjatë gjithë ditës ekipet mjekësore pranojnë fëmijë të plagosur dhe punonjës të shkollës të cilët në momentin e sulmit kanë qenë aty. Gjatë sulmit në shkollë kanë qenë prezent 500 nxënës. Sipas vlerësimeve të para bëhet fjalë për njërin ndër sulmet më vdekjeprurëse nga ana e talibanëve në Pakistan në vitet e fundit, dhe gjithë vendi është i tronditur se kësaj here viktimat kryesisht janë fëmijë.