fbpx

Pakistan, kamikazë në shkollë 125 viktima, prej të cilave 80 janë fëmijë

-

Më së paku 125 persona, prej të cilave 84 janë fëmijë u vranë sot gjatë sulmeve nga ana e talibanëve militant në qytetin pakistanez Peshavar. Gjithçka ka filluar pasi që kamikazë  kanë hyrë në shkollë dhe kanë aktivizuar eksplozivat shpërthyese. Kjo është tragjedia më e madhe në Pakistan në dekadat e kaluara.

Pakistani dhe e mbarë bota janë në shok, më shumë se 120 persona kanë humbur jetën nga sulmi terrorist në veriperëndim të Pakistanit, në një shkollë kanë mësuar fëmijët e pjesëtarëve të armatës. Pjesa më e madhe e viktimave janë fëmijë edhe më së paku 80 fëmijë. Pakistani deklaroi se pesë nga gjashtë sulmuesit janë vrarë sepse aksioni i njësiteve speciale të sigurimit akoma vazhdon. Në Peshavar, erdhi edhe kryeministri pakistanez Navaz Sharif. Gjithçka ka filluar kur 6 të armatosurit,  pasi që më herët kanë sulmuar edhe sigurimin janë futur në shkollë.

Përgjegjësinë e merr organizata Teherik –i Taliban- Pakistan. Shkaku për këtë është hakmarrja ndaj pjesëtarëve të tyre të cilat ka vrarë ushtria pakistaneze gjatë një ofensive në rajonin e Peshavarit.

Ndërkaq, në spitalit gjatë gjithë ditës ekipet mjekësore pranojnë fëmijë të plagosur dhe punonjës të shkollës të cilët në momentin e sulmit kanë qenë aty. Gjatë sulmit në shkollë kanë qenë prezent 500 nxënës. Sipas vlerësimeve të para bëhet fjalë për njërin ndër sulmet më vdekjeprurëse nga ana e talibanëve në Pakistan në vitet e fundit, dhe gjithë vendi është i tronditur se kësaj here viktimat kryesisht janë fëmijë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.