fbpx

Duhet të marrim vendim të mirë, së shpejti do të ketë rezultat konkret

-

Duhet të marrim vendim të mirë dhe të shëndoshë ndërsa çdo reagim i shpejtë mund të ketë pasoja fatale, deklaroi sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas shënimit të 16 vjetorit të konfliktit në vitin 2001.

Ahmeti vuri në dukje se në parti po bëhen të gjitha analizat, por se ato “nuk rezultojnë me ndonjë bombë atomike”, por se punohet në çështje konkrete që prekin interesat e shqiptarëve dhe statusin e tyre juridiko- politik.

“Mendoj se çdo reagim i përshpejtuar mund të ketë pasoja fatale. BDI asnjëherë nuk ka qenë subjekt  që shkakton problem, por përkundrazi çdoherë i zgjidh. Mendoj se së shpejti do të ketë rezultat dhe përgjigje konkrete. Duhet të marrim vendim të mirë dhe të shëndoshë”, tha Ahmeti.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.