Këshilli për punë të jashtme i Bashkimit Evropian sonte nuk diskutoi për gjendjen në Republikën e Maqedonisë edhe krahas kërkesës së Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë që kjo çështje të gjendet nën pikën “Të ndryshme” në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të vendeve-anëtare të BE-së.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, shefi hungarez i diplomacisë, Peter Sijarto, pas përfundimit të Këshillit të sotëm të Unionit, në deklaratën për MIA-n konfirmoi se diskutimi për Maqedoninë është shtyrë për datën 20 qershor për arsye se ato që kërkuan të diskutohet, Gjermania dhe Britania e Madhe, nuk ishin të pranishme në fund të takimit përmes ministrave të vet. për këtë arsye, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini e shtyu diskutimin për ngjarjet në Maqedoni.
Edhe krahas asaj që diskutimi për krizën politike në Maqedoni ishte shtyrë në Këshillin e sotëm të BE-së, ministri hungarez i Punëve të Jashtme, megjithatë, e konfirmoi qëndrimin e fuqishëm të cilin shteti i tij si vend-anëtar i Unionit e ka lidhur me ngjarjet në Republikën e Maqedonisë.