fbpx

Anketa: VMRO- DPMNE në avantazh prej 6,4% para LSDM-së

-

Nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet, VMRO-DPMNE, do t’i kishte marrë 29.9% të votave, LSDM 23.5%, BDI 10.1%, ndërkaq PDSH 4.3%, kështu tregon anketa telefonike e Agjencisë “Faktor Plus Adria” nga Beogradi, të cilën e ka bërë në periudhën prej 15-24 janar të vitit 2016, dhe që ka përfshirë 1.250 të anketuar, njofton Portalb.

Sipas anketës, 28.5% nga të anketuarit, nuk janë të vendosur se për cilën parti do të kishin votuar, ndërkaq 2.7% nuk kanë dashur fare të përgjigjen.

Rejtingu i LSDM-së është rritur për 2.1% në krahasim me  anketën e dhjetorit të vitit 2015, të cilën e ka bërë e njëjta agjenci, ndërkaq rejtingu i VMRO-DPMNE-së është rritur për 0.4%.

Hulumtimi tregon që nëse tani mbahen zgjedhjet, 56% e qytetarëve do të votonin, ndërkaq 40% nuk do të kishin dalë në votime.

36% e të anketuarve vlerësojnë se Marrëveshja e Përzhinos është plotësisht e zbatuar, 55% vlerësojnë se është zbatuar pjesërisht, ndërkaq vetëm 9% vlerësojnë se aspak s’është zbatuar.

Sipas anketës, 57% e të anketuarve janë përgjigjur se partitë nuk janë të përfshira në mënyrë të barabartë nëpër mediume, ndërkaq 33% janë përgjigjur se në Maqedoni ka përfshirje të barabartë të partive nëpër mediume.

Përmirësimi i jetës së përditshme, shëndetësisë, zvogëlimi i papunësisë, sipas të anketuarve, janë tema të rëndësishme për Maqedoninë, ndërkaq marrëdhëniet ndëretnike, janë të rëndësishme për një numër të vogël të anketuarve.

75% e të anketuarve janë të mendimit që Maqedonia duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, 17% janë kundër, ndërkaq 8% nuk janë përgjigjur fare.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.