Dy vëllezër dhe një person i panjohur, mbrëmë në fshatin Lopat të Kumanovës, kanë sulmuar tre persona, të cilët pas incidentit për të marr kurim mjekësor janë quar në Qendrën e spitalit të Kumanovës. Incidenti ka ndodhur rreth orës 19:45, ku paraprakisht ka pasur fjalosje dhe grindje të vëllezërve të sulmuar. Sipas informacioneve të policisë, vëllezërit F.A (33) dhe F.A. (30) dhe personi i panjohur me veturë të markës “Folsfagen vento”, kanë penguar rrugën e veturës “Folsfagen sharan” me tabela austriake të regjistrimit, në të cilën kanë qenë V.Z (18) dhe i vëllai i tij F. Z. (18) dhe R.A. (20). Sulmuesit menjëherë kanë dal nga makina, ku njëri prej tyre me dorezën e pistoletës ka filluar të godas në xhamat anash të derës së automobilit “sharan”. Në atë moment V. Z. i cili ka qenë pas timonit të automobilit, është përpjekur të largohet, por ka goditur në rrethojën mbrojtes, me çka sulmuesit menjëherë iu janë gjuajtur, dhe te njëri prej tyre janë konstatuar lëndime në kokë dhe send të fortë.
Ekipet e SPB-së të Kumanovë kanë bërë ekspertizë në vendngjarje dhe janë në kërkim të sulmueseve.