Lidhur me sulmet e dhunshme në Kuvend ku u lënduan disa deputetë, MPB ka ngritur deri tek Prokuroria Themelore Publike 15 kallëzime penale ndaj disa personave për veprën penale- pjesëmarrje në turmë. Siç njofton MPB, pesë nga të identifikuarit tashmë janë nën arrest.
“Në bazë të video- materialit të shqyrtuar dhe masat e ndërmarra, është kryer identifikim i personave të lartpërmendur ku pesë prej tyre tashmë janë të arrestuar. Krahas kësaj, MPB pranë Prokurorisë Themelore Publike ka dorëzuar njoftim të posaçëm për organizatorët e protestave për veprim eventual të mëtutjeshëm të prokurorisë rreth zbardhjes së rastit”, thonë nga MPB.
Sipas njoftimit nga Ministria, pasi të denoncuarit e kanë depërtuar kordonin policor para Kuvendit, janë futur brenda, ku e kanë dëmtuar hollin e më pas fizikisht kanë sulmuar tre nëpunës policor të sigurimit të brendshëm. Ata janë futur në pres- qendrën dhe fizikisht kanë sulmuar deputetë të LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët.