fbpx

PL: Të ndërpriten punimet për ndërtimin e karuselit panoramik

-

Partia Liberale shpreh shqetësim për situatën momentale politike dhe ekonomike në të cilën gjendet Maqedonia, ndërsa thekson se në vend që qeveria të fokusohet në zgjidhjen e nevojave të ndryshme dhe problemeve të qytetarëve, ajo vazhdon të shpenzoj para për ndërtim e karuselit panoramik.

“Jemi dëshmitarë se njerëzit po vuajnë nga vërshimet të cilët janë rezultat pothuajse i moskujdesjes disa vjeçare të infrastrukturës me ç’rast humbin jetën njerëz mes tyre edhe fëmijë. Fatkeqësitë natyrorë nuk varen nga Qeveria dhe bashkësia lokale, por nëse ata zbatonin ndërtim të sistemeve kanalizuese me kujdes, pengonin ndërtimet e egërta, prerje të pyjeve pa leje, do të evitoheshin viktimat në njerëz dhe pasojat nga vërshimet. Për këtë shkak vlerësojmë se autoritetet qendrore dhe lokale janë më të përgjegjshëm për viktimat e humbur dhe për dëmet material. Për tu penguar kjo në të ardhmen, partia kërkon që ndërtimi i “Rrotës Panoramike”, të ndaloj, tenderi i përmendores për Nënë Terezë të anulohet dhe këto mjete të dedikohen për të ndihmuar të prekurit nga fatkeqësitë në Maqedoni si dhe ndërtim urgjent i infrastrukturës së nevojshme”, thuhet në njoftimin e Partisë Liberale.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.