fbpx

Zaev dhe Ahmeti kanë dakorduar strategjinë se si do të mblidhet Kuvendi

-

Pas takimit, Ahmeti për Alsat M deklaroi se me Zaevin kanë biseduar për strategji me të cilën do të vihen në funksion të gjitha institucionet e shtetit.

“Është e domosdoshme që të gjendet mënyrë, me qëllimin më të mirë, se si të funksionojë organi më i lartë ligjvënës, Kuvendi i RM-së dhe si të vazhdojmë më tej me bisedimet për ndërtimin e institucioneve me të cilat duhet të udhëhiqet shteti”, tha Ahmeti.

I pyetur nëse është biseduar për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, Ahmeti pohoi se është biseduar për këtë strategji.

“Për këtë duhet biseduar me të gjitha forcat politike, të arrihet pajtueshmëri, që Kuvendi të fillojë me punë dhe të zgjidhen organet dhe komisionet parlamentare gjegjësisht që të vihet në funksion ky institucion i lartë i shtetit”, vuri në dukje Ahmeti.

I pyetur për formimin e qeverisë, Ahmeti ka deklaruar se më e ngutshme është rivënia në funksion e Kuvendit, më pas kreu i institucionit ligjvënës edhe zyrtarisht të njoftohet presidenti Ivanov për formimin e shumicës parlamentare dhe programin e qeverisë me qëllim të dhënies së mandatit..

“Është e domosdoshme çështja e konstituimit të Kuvendit. Të gjitha përpjekjet janë në drejtim që të vihet në funksion Kuvendi dhe të zgjidhen organet e Parlamentit, të bëhet kërkesë zyrtare nga Parlamenti, nga kryetari i Parlamentit të R. së Maqedonisë deri tek presidenti i shtetit, që të ndahet mandati për formimin e Qeverisë së re. S’mund të flitet për konstituim të një organi, pa pasur mandat. Do të thotë, fillimisht duhet t’i jepet mandati mandatarit e më pas të zhvillohen bisedime për resorët. Për ne më pak e rëndësishme është udhëheqja me resorët. Më e rëndësishme është mandati t’i jepet mandatarit të ri e më pas të flasim për ndarjen e resorëve”, deklaroi Ahmeti.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.