Me brohoritma “Dil Latas”, “Dorëheqje”, “Demokraci”, “Dil Xingo”, disa dhjetëra turq të Maqedonisë sot protestuan para televizionit “Sitel”dhe kërkuan dorëheqjen e kryeredaktorit për gjuhën e urrejtjes që shprehu mbrëmë në intervistë me liderin e LSDM-së Zoran Zaev të cilit i tha se “gënjen si turk”.
Ai nga Latasi kërkuan të dal dhe t’i shpjegojë se çfarë e ka gënjyer popullit turk dhe ftoi që të kërkojë falje për ofendimet dhe diskreditimet që ja ka bërë.
Erdogan Saraq, kryetar i Shoqatës për bashkim kombëtar të turqve, tha se dyshon në faljen e sinqertë të Latasit, që e bëri në edicionin e lajmeve në ora 23, dhe ftoj Avokatin e Popullit të ndërmerr masa ligjore kundër televizionit he kryeredaktorit të saj.